​Twitter mbyll 8.558 llogari që promovonin Vuçiqin

​Twitter mbyll 8.558 llogari që promovonin Vuçiqin

Rrjeti social Twitter raportoi se ekipet e tij të autenticitetit kanë mbyllur 8.558 llogari, për të cilat ata thanë se ishin të angazhuar në promovimin e partisë së presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Deri në fund të vitit të kaluar, ne identifikuam një grup llogarish të lidhura me aktivitetin e koordinuar jo autentik që çuan në mbylljen e 8.558 llogarive që funksionuan për të promovuar partinë qeverisëse serbe SNS dhe udhëheqësin e saj,” tha kompania në llogarinë e saj zyrtare Twitter Safety, transmeton KosovaPress.