Deri tani në botë janë shëruar prej koronavirusit më shumë se një milion njerëz, sipas të dhënave të fundit të sajtit Worldmeters.

Numri i të shëruarve nga virusi i cili shkakton probleme të frymëmarrjes është 1.007.136.
Më së shumti të shëruar, por edhe më së shumti të infektuar janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku madje 147.411 njerëz janë shëruar nga koronavirusi.
Pastaj pason Spanja e cila shënon 132.929 të shëruar dhe 236.899 të infektuar.
E treta sipas numrit të shëruarve është Gjermania e cila ka 123.500 pacientë të tillë, ndërsa numri i infektuarve është 161.539.
Pastaj vijnë Kina, Irani, Italia, Franca dhe Turqia./Insajderi.com.