Shpëtuesit në Bejrut po vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënojat e një ndërtese pas raporteve se një person mund të jetë gjallë, një muaj pasi një shpërthim masiv shkatërroi kryeqytetin libanez, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Pajisjet speciale sensorike u dërguan në zonën Mar Mikhael pas raporteve të pakonfirmuara se u zbulua një rrahje zemre.
Kërkimi fillimisht u pezullua brenda natës, por vullnetarët vazhduan të punojnë me dorë, thonë raportet.
Të paktën 190 njerëz vdiqën kur shpërtheu 2,750 ton nitrat amoni.
Rreth 300,000 njerëz mbetën të pastrehë nga shpërthimi i 4 gushtit. /Insajderi.com