Dita e sotme shënon 15-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, që vranë 2977 njerëz në Nju Jork, Pentagon, dhe në një fushë të Pensilvanisë.
Sulmet dhe reagimi ndaj tyre i kanë dhënë formë politikës së Amerikës për 15 vitet e fundit, duke lënë pas një komb që është shumë më vigjilent dhe i shqetësuar për terrorizmin.
Megjithatë, pavarësisht gjithë atyre që fliten për 11 shtatorin, shumë elementë të sulmeve dhe veprimet çuan drejt kryerjes së tyre janë larguar prej kujtesës së publikut. Ja 10 gjëra që mund t’i keni harruar për 11 shtatorin:
1. Ne nuk e dimë se si rrëmbyesit hynë në kabinat e pilotëve të disa prej avionëve
Raporti i plotë i komisionit të krijuar për të hetuar sulmet, që u botua në vitin 2004, thoshte se askush nuk mund të përcaktojë se si rrëmbyesit qenë në gjendje të hynin në kabinat e katër linjave ajrore që rrëmbyen. Një stjuardesë që ndodhej në American Flight 11 “spekuloi se ata kishin” hyrë me forcë, duke shtyrë thuhej në raport. “Ndoshta terroristët kërcënuan me thika stjuardesat për të marrë një çelës të kabinës, duke detyruar një prej tyre që të hapte derën e kabinës, apo duke joshur kapitenin ose oficerin e parë që të dilnin nga kabina”. Pasi rrëmbyesit morën kontrollin e American Flight 11, ata e drejtuan për nga kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ku goditën kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në orën 8:46 am. Të 81 pasagjerët, duke përfshirë pesë rrëmbyesit, dhe nëntë anëtarët e ekuipazhit, gjetën vdekjen, bashkë me një numër të panjohur njerëzish në kullë.
2. Pasagjerët dhe ekuipazhi në bordin e avionëve dhanë informata kritike
Ata që ndodheshin në avionët e rrëmbyer – American 11, United 175, American 77 dhe United 93 – u telefonuan familjarëve dhe miqve nga telefonat celularë, ose përdoren komunikimet me radio të avionit për të raportuar rrëmbimet. Kjo gjë alarmoi autoritetet për rrëmbimet dhe u mundësoi që të kuptojnë pse nuk mund të gjurmonin avionët, pasi sistemet e tyre të navigimit ishin fikur. American 77, i cili u nis aeroporti Dulles të Uashingtonit, u rrëmbye pranë Indianapolis dhe pastaj u kthye në drejtim të Uashingtonit. Destinacioni i tij: Pentagoni. Pasagjerja Barbara Olson, bashkëshortja e avokatit Ted Olson, telefonoi burrin e saj për të raportuar “se avioni ishte rrëmbyer, dhe rrëmbyesit kishin thika dhe hapëse kutish”. American 77 u rrëzua në Pentagon në orën 9:37 të paradites, duke vrarë 64 persona në bord, përfshirë pesë rrëmbyesit. Informatat e grumbulluara nga telefonatat nga stjuardesave dhe pasagjerëve u bënë të mundur hetuesve, që të kuptonin ngjarjet në bordet e secilit aeroplan dhe si kishin ndodhur rrëmbimet.
3. Ngarkesat e lehta të pasagjerëve ua bënë më të kollajtë manovrimin rrëmbyesve
American 11, i nisur nga Bostoni për në Los Angeles, kishte 81 pasagjerë në bord nga 158 të mundshëm, në bazë të raportit të 9/11 si dhe të dhënave të avionëve.
United 175, i cili gjithashtu ishte nisur nga Bostoni për Los Angeles, kishte 56 pasagjerë nga 168 të mundshëm. Ky ishte një “faktor ngarkese” prej 33%, pra shumë më i ulët se mesatarja 49% për atë fluturim, sipas konkluzionit të një hetimi federal.
American 77, ishte nisur për në Los Angeles nga Uashingtoni, kishte 58 pasagjerë, nga një kapacitet prej 176, sipas raportit të 9/11.
United 93, i nisur nga Neuark, N.J., në San Francisco, kishte vetëm 37 pasagjerë, pra një faktor ngarkese prej vetëm 20%, që ishte shumë më poshtë se normalja, prej 52%.
4. Rrëmbyesi i munguar ua bëri më të lehtë pasagjerëve të United 93 që të hyjnë me forcë në kabinë
Ky ishte njëri prej katër avionëve të rrëmbyer, që nuk goditën objektivin e paramenduar, Kongresin e SHBA. Një pjesë e arsyes ishte se në avion ndodheshin vetëm katër, nga pesë rrëmbyes. “Terroristit që kishte si detyrë të mblidhte ekuipazhin e fluturimit, Mohamed al Kahtani, i ishte refuzuar hyrja në SHBA në aeroportin ndërkombëtar të Floridas, në Orlando, në muajin gusht”, thuhet në raportin e 9/11. Kur pasagjerët ishin vetëm disa sekonda larg marrjes së kabinës, rrëmbyesi që kishte kontrollin e rrëzoi avionin në një fushë të zbrazur në Shanksville, Pensilvani, vetëm 20 minuta fluturim larg Uashingtonit.
5. Qendra Botërore e Tregtisë kish qenë edhe më parë shënjestër
Qendra Botërore e Tregtisë në Nju Jork kish një status “ikonë” për terroristët edhe para 11 shtatorit. Në 26 shkurt 1993, një bombë e vendosur në një kamion të parkuar në parkingun nëntokësor të saj shpërtheu, duke vrarë gjashtë vetë dhe plagosur më shumë se 1000, thuhet në raportin e 9/11. “Vënia e bombës sinjalizoi një sfidë të re prej terroristëve, një të tillë, ku zemërimi dhe ligësia e tyre nuk kishin kufi”, thuhet në raport. “Ramzi Yousef, ekstremisti sunit që vendosi bombën, tha më vonë se kishte shpresuar të vriste 250 mijë njerëz.
6. Zv.Presidenti Dick Chenney urdhëroi që United 93 të rrëzohej
Para se pasagjerët të shkaktonin rrëzimin e United 93, zëvendës presidenti i asaj kohe, Dick Cheney, dha miratimin për planin e rrëzimit të avionit, para se të mund të mbërrinte në Uashington, thotë raporti 9/11. “Zëvendëspresidenti i autorizoi avionët luftarakë të godisnin”, thotë raporti.
Megjithatë, raporti shton se avionët luftarakë të Forcave Ajrore ndoshta nuk do të kishin arritur United 93-shin në kohë. Ushtarake “Zyrtarët e ushtrisë kanë thënë vazhdimisht se, nëse pasagjerët nuk do të kishin shkaktuar rrëzimin e United 93, ushtria do ta kishte penguar që të arrinte në Uashington” thoshte raporti i 9/11. “Ky konkluzion është i bazuar në një version të ngjarjeve, që ne tani e dimë se është i pasaktë”.
7. Edhe plane të mëhershëm kanë shënjestruar avionë civilë
Ramzi Yousef, i cili vuri bombën në Qendrën Botërore të Tregtisë në 1993, kishte planifikuar një sulm masiv në 12 avionë civilë amerikanë mbi Paqësor, në vitin 1995, thuhet në raportin e 9/11. Yousef punoi me xhaxhanë, Khalid Sheikh Mohammed, për të planifikuar sulmet. Më pas, Mohammed do të bëhej truri i sulmeve të 11 shtatorit. Yousef u arrestua në Islamabad, Pakistan në 7 shkurt 1995, pasi një bashkëpunëtor e spiunoi.
8. SHBA bëri disa përpjekje për të vrarë Osama bin Ladenin, përpara 11 shtatorit
CIA dhe agjencitë e tjera zhvilluan një plan për të kapur Bin Ladenin në fillim të vitit 1998, thuhet në raport. Ky plan u vonua dhe më pas u rimor, por ai u pengua ga shqetësimet e disa zyrtarëve ushtarakë, në lidhje me mbështetjen tek udhëheqësit fisnorë afganë. Këshilltari i sigurisë kombëtare i asaj kohe, Sandy Berger ishte i shqetësuar në lidhje me atë që do të ndodhte me Bin Ladenin, nëse ai kapej dhe nëse provat kundër tij mund të çonin në një dënim penal, në një gjykatë të SHBA. Pasi ambasadat e SHBA në Kenia dhe Tanzani u bombarduan në 8 tetor 1998, Presidenti Bill Clinton autorizoi sulme me raketa kundër kompleksit të bin Ladenit në Afganistan. Ai mbijetoi, por u vra më vonë nga një ekip i Navy SEALs, në maj 2011.
9. CIA e paralajmëroi Presidentin Clinton, për sulmet e 11 shtatorit
Në 4 dhjetor 1998, raporti i përditshëm i CIA-s për presidentin, i thoshte Clintonit se “Bin Ladeni po përgatitej për rrëmbimin e avionëve në SHBA dhe sulme të tjera”. Plani, thoshte agjencia, ishte që të rrëmbeheshin avionët për të fituar lirimin e Yousef dhe terroristëve të tjerë, thotë raporti i 9/11. Por agjencia nuk kishte asnjë informacion të fortë, dhe rrëmbime nuk ndodhën. Gjatë dhjetorit të vitit 1998, zyrtarët amerikanë gjurmuan vendndodhjen e Bin Ladenit dhe u përpoqën për të zhvilluar një plan, që ta sulmonin me raketa të telekomanduara.
10. Arabia Saudite kishte lidhje të forta me rrëmbyesit
Kur doli raporti i 11 shtatorit në vitin 2004, 28 faqe material mbetën të klasifikuara dhe objekt spekulimesh të shumta. Ato faqe, të cilat u botuan në këorrik të këtij viti, tregonin lidhje të shumta të njerëzve pranë princit saudit Bandar, ish ambasador në SHBA. Dokumentat tregojnë “transferime parash nga familja mbretërore saudite, në drejtim të sauditëve që jetonin në SHBA dhe dy prej rrëmbyesve në San Diego. Dokumenti tregon edhe mbështetje të madhe për xhami në Kaliforni, të cilat kanë prirje të forta drejt radikalizmit islamik”. DOkumentat nuk u publikuan, për shkak se detajet që përmbanin nuk ishin konfirmuar, ose nuk tregonin të kishin lidhje me sulmet. 15 nga 19 rrëmbyesit ishin nga Arabia Saudite. /Bota.al