Në popull thonë se çdo e mirë e ka një të keqe pas dhe çdo e keqe e nga një të mirë pas. Epo nga Covid 19, prej qindra gjërave të këqija, bota ka njohur 10 gjëra pozitive,
Disa nga studiuesit e gjendjes me Covid 19, kanë renditur këto të mira:
1 – Gjatë pandemisë, ka pasur mbi 750 mijë njerëz të lajmëruar për punë vullnetare nëpërmes organizatave të ndryshme anë e mbanë botës,
2 – Reduktimi I dyoksidit të karbonit në ajër. Kjo sipas studiuesve ka ndodhur gjatë izolimit, për arsye se trafiku ishte shumë më I qetë se zakonisht dhe fabrikat e ndryshme nuk kanë punuar.
3 – Vlerësimi dhe respektimi i punëtorëve që punonin nëpër markete, barnatore, spitale etj,
4 – “Udhëtimi” nëpër muze e pjesë të tjera të botës, përmes internetit dhe udhëtimeve online, pa pasur nevojë udhëtimin fizik,
5 – Rregullimi i gjumit për shumë nga njer♪7zit të cilët kishin çrregullime shkaku i obligimeve të përditshme të tyre,
6 – Ndryshimi i zakoneve të punës. Shumë nga njerëzit në botë kanë punuar nga shtëpia dhe kjo në shumë raste ka vazhduar dhe do të vazhdojë edhe pas pandemisë, shkaku që është v♪7rtetuar se mund të funksionojë në disa lloje të punëve,
7 – Njerëzit janë ofruar më shumë me familjen dhe shoqërinë dhe kanë filluar të vlerësojnë gjërat që më parë i kishin injoruar,
8 – Ndryshim nga rutina e jetës. Shumë nga njer♪7zit kanë shfrytëzuar këtë kohë për të reflektuar për jetën e tyre dhe rrugën që ata do ta ndjekin nga tani e tutje,
9 – Ujërat janë më të pastër në gjithë globin,
10 – Përmirësimi i internetit. Nga k♪7rkesat e shumta për internet dhe nga ngarkimi i tepruar, kompanitë e internetit janë detyruar që të bëjnë përditësime duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë dhe shpejtësinë.
Besojmë se edhe ju e keni gjetur vetën në njërën nga këto 10 gjërat pozitive të p♪7rjetuara gjatë karantinës./Insajderi.com