10 nokautet e Deontay Wilderit që shokuan botën [Video]

10 nokautet e Deontay Wilderit që shokuan botën [Video]

Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të përballen sërish në një ring boksi gjatë këtij muaji. Meçi do të zhvillohet më 23 shkurt në ora 06:00 të mëngjesit.

Dy gjigantët e peshave të rënda kishin luajtur baras në duelin e tyre të parë, më 1 dhjetor të vitit të kaluar, në Los Angeles.

Fury do ta sfidojë Wilderin për titullin e WBC-së, derisa fituesi i duelit mes tyre në të ardhmen mund të duelojë me Anthony Joshuan.

Wilder, që ndryshe njihet me nofkën ‘Bomberi i Bronztë’, shquhet për goditjen e fuqishme të tij me të djathtën.

Ndërkaq, pasi nokautimit që i bëri në rundin e shtatë Luis Ortizit, e ka përshkruar veten si “boksieri me grushtin më të fortë në histori”.

Wilderi ka gjithsej 42 fitore [41 prej tyre me nokaut] dhe 1 barazim në karrierë [ndaj Furyt], ndërsa top 10 nokautet më të famshme të të tij, mund t’i shikoni në videon më poshtë, transmeton Insporti.