10 vende evropiane do të strehojnë 400 jetimë të kampit të refugjatëve Moria

10 vende evropiane do të strehojnë 400 jetimë të kampit të refugjatëve Moria

Gjermania ka njoftuar se 10 vende evropiane janë pajtuar që të marrin nën kujdes 400 fëmijë të braktisur që është dashur të largohen nga një kamp refugjatësh në Greqi meqë u shkatërrua nga zjarri.

Në një konferencë për media të së premtes, Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, tha se shumica do të shkojnë në Gjermani dhe Francë, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Afër 13 mijë njerëz kanë qenë duke jetuar në kushte skllavërie në kampin Moria në ishullin Lesbos.

Njerëzit kanë fjetur në fusha dhe breg rruge pasi zjarri shkatërroi kampin dhe autoritetet patën vështirësi të akomodonin personat e mbetur pa strehë.

Afër kapit të shkatërruar Moria, banorët lokalë kishin bllokuar rrugët që të mos lejojnë të shpërndahen ndihma për banorët e kampit dhe gjithashtu janë shprehur kundër ndërtimit të një kampi tjetër.

Pasi ka vizituar Morian, zëvendës presidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, ka njoftuar se kampi do të zëvendësohet me një ambient strehues modern në vendin e njëjtë./Insajderi.com