100 gjoba të shqiptuara ndaj kompanive që shkelën të drejtat e punëtorëve

100 gjoba të shqiptuara ndaj kompanive që shkelën të drejtat e punëtorëve

Ende pa kaluar dy muaj të këtij viti, Inspektorati i Punës ka shqiptuar 100 gjoba ndaj kompanive të cilat nuk i kanë respektuar të drejtat e punëtorëve në vendin e punës.

Ushtruesi i detyrës së kryeinspektorit në këtë institucion, Agim Millaku, ka thënë se qëllimi i tyre s’është dënimi ndaj kompanive, por vetëdijesimi për respektim të të drejtave të punëtorëve.

Sipas Millakut aktualisht sektori i ndërtimtarisë mbetet një nga vendet e punës me rrezikun më të lartë, ku janë shënuar numër i madh aksidentesh.

“Këtu kemi numërim më të madh të aksidenteve kryesisht aksidente si pasojë e rënies nga lartësia. Pjesa dërmuese e tyre janë mosmarrja e masave të sigurisë në punë që mos me ra prej lartësisë kur kanë marramendje rrëshqasin ose binë në ndonjë vrimë të hapur për qëllime të vendosjes së ashensorëve ose shkallët janë pa rrethoja, pa mbrojtje në ndërtim e sipër”, ka deklaruar ai për EO.

“Raste më të pakta kemi aksidente për pasojë të mos marrjes së masave personale mbrojtëse siç është helmeta, rrobat e punës e këpucëve të punës”, ka shtuar Millaku./Insajderi.com