100 milionë për këtë futbollist, Guardiola me Man Cityn gati të ‘thyejnë bankën’

100 milionë për këtë futbollist, Guardiola me Man Cityn gati të ‘thyejnë bankën’

Manchester City pritet që nga momenti në moment të aktivizojë klauzolën e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Blutë janë gati për të shpenzuar përsëri shumë para në një mbrojtës.

Sipas asaj që shkruan 90min, ‘Citizens’ pritet që këtë muaj ta aktivizojnë klauzolën prej 100 milionë funte për mbrojtësin e 28-vjeçar të Napolit.

Blutë janë në treg për një mbrojtës të qendrës dhe janë duke menduar që të shpenzojnë shumë në mënyrë që të sjellin në skuadrën e tyre një mbrojtës të dëshmuar tashmë, si Koulibaly.