Ndeshja ndaj Crytsal Palace do mbetet përherë e veçantë për Virgil Van Dijk.
Për qendërmbrojtësin holandez, kjo ishte paraqitja e 100-të me fanelën e Liverpoolit, shkruan Insajderi.com.
Shtatëgjati u transferua në “Anfield Road” në vitin 2018 dhe për kartonin e tij, asokohe Liverpooli kishte paguar 75 milion paund.
Edhe pse fillimisht kishte shumë kritika se “The Reds” kishin paguar një shumë të madhe për një mbrojtës të “panjohur”, Van Dijk shumë shpejtë u bë ndër futbollistët kryesorë të ekipit.
Ai ka arritur që së bashku me Liverpoolin të fitojë ndër të tjera, Ligën e Kampionëve dhe Premierligën angleze.
Madje në sezonën, 2019\2020 ai ishte qendërmbrojtësi i vetëm që nuk ishte dribluar as edhe një herë në top pesë ligat evropiane.
Aktualisht, Van Dijk është 30 vjeçar dhe ka kontratë me skuadrën e udhëhequr nga Jurgen Klopp deri në vitin 2026./Insajderi.com