100 nudistë testohen pozitiv për Covid – 19 edhe pse kishin bartur maska mbrojtëse

100 nudistë testohen pozitiv për Covid – 19 edhe pse kishin bartur maska mbrojtëse

Autoritetet shëndetësore në Francë kanë paralajmëruar për një shpërthim shumë brengosës në një resort nudist në jug të vendit.

Se paku 95 njerëz janë testuar pozitiv dhe kanë vërejtur se janë sëmurë pas kthimit në shtëpitë e tyre, raporton Daily Mail, shkruan Insajderi.

Zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar këtë resort i cili është vend i popullarizuar për aventurierët seksual që duhen marra masa të distancës sociale dhe të vëjnë maska.

Resorti nudist në fjalë përfshin plazhe, dyqane, banka, restorante, bare dhe klube.

Mjekët bënë 194  teste në vizitorët që ishin vullnetarë në resort dhe 38 persona dolën pozitiv.

Një zëdhënës i autoriteteve shëndetësore tha se numri i infeksioneve në resortin nudist ishte katër herë më i madh se në fshatrat fqinje./Insajderi.com