100 persona janë vrarë të shtunë në një sulm në dy fshatra në perëndim të Republikës së Nigerit, ka thënë kryeministri i këtij shteti, Brigi Rafini.
Kjo ka shënuar një nga ditët më makabër të këtij vendi që ballafaqohet me dhunën e ekstremistëve islamikë.
Rafini përveç që ka njoftuar për vdekjet, nuk ka treguar se kush dyshohet të jetë përgjegjës për sulmin, shkruan CNN, njofton Insajderi.
Megjithatë, CNN shkruan se nga burimet brenda organeve të sigurisë të dyshuar janë militantët islamikë.
Nigeri ka vuajtur sulme të vazhdueshme të militantëve të lidhur me Al Qaedan dhe gjithashtu të ashtuquajtur Shtetin Islamik – ISIS.
Megjithatë, Niger ka probleme edhe me grupet etnike brenda shtetit dhe jo rrallë kanë ndodhur sulme të motivuara nga përkatësia etnike.
Presidenti i vendit fqinj Nigerisë, Muhammadu Buhari, ka dënuar sulmin dhe ka thënë se ky është një rast tjetër që tregon se vednet afrikane duhet të bashkohne për ta luftuar terrorizimin./Insajderi.com