Gjyqi i një ish-gardisti 100-vjeçar fillon të enjten në qytetin gjerman të Brandenburg an der Havel.
Ai akuzohet se ishte ndihmës i 3 mijë e 518 vrasjeve që datonin nga koha e tij si roje në kampin e përqendrimit nazist në Sachsenhausen, sipas zyrës së prokurorit publik Neuruppin.
I akuzuari dyshohet se ka punuar në ish-kampin e përqendrimit në Sachsenhausen si roje burgu nga 1942-1945, gjatë së cilës kohë dhjetëra mijëra të burgosur vdiqën në kamp për shkak të punës së detyruar, urisë, sëmundjeve, eksperimenteve mjekësore dhe keqtrajtimit.
Më shumë se 200,000 njerëz u internuan në kampin e përqendrimit, i cili ndodhet në periferi të Berlinit, midis 1936 dhe 1945, shkruan CNN, transmeton Shqip.com.
“I pandehuri akuzohet se ka ndihmuar vrasje mizore dhe tinëzare në kampin e përqendrimit”, sipas aktakuzës.
Prokurorët nuk e kanë emëruar njëqindvjeçarin në përputhje me ligjet gjermane të privatësisë.
Pavarësisht moshës së tij, burri është konsideruar në gjendje të dalë para gjyqit. Seancat gjyqësore do të zgjasin nga dy deri në dy orë e gjysmë në ditë. Gjykata ka caktuar gjithsej 22 data të gjykimit.
Gjermania po garon me kohën për të sjellë para drejtësisë autorët e fundit të mbijetuar të krimeve të luftës naziste – tani në pleqëri./Insajderi.com