Depresioni dhe ankthi është duke u rritur te muzikantët për shkak të anulim të koncerteve

Depresioni dhe ankthi është duke u rritur te muzikantët për shkak të anulim të koncerteve

Organizatat bamirëse kanë paralajmëruar që muzikantët dhe pjesëtarët e ekipit së tyre në Mbretërinë e Bashkuar po përjetojnë një rritje të ankthit dhe depresionit për shkak të pasigurisë që ka sjellë Covid, ndërsa lajmërojnë ata që merren me  industrinë që ndihma dhe mbështetja është në dispozicion.

Duke thirrur vazhdimisht për ndihmë dhe mbështetje më të mirë nga qeverisë për të përballuar stuhinë e COVID-19 dhe duke deklaruar se po përballen me “krizën e tyre më të madhe që nga vitet 1920”, shumë persona brenda sektorit të muzikës vazhdojnë të paralajmërojnë falimentimin e mundshëm dhe dëmtimin afatgjatë të industrisë përveç nëse ndërmerren veprime urgjente për ndihmë të këtij sektori.

Për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, NME foli me një numër organizatash rreth impaktit emocional dhe psikologjik të ndalimit të koncerteve dhe artistët që i bëjnë ato të mundshme.

Eric Mtungwazi është Drejtor menaxhues i shoqatës bamirëse Music Support, i cili ofron mbështetje për “individë në çdo zonë të industrisë së muzikës në Mbretërinë e Bashkuar që vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor, emocional dhe të sjelljes”. Gjatë gjashtë muajve të fundit që nga fillimi i pandemisë Covid-19, mbi 1.000 njerëz kanë hyrë në shërbimet e tyre dhe kanë siguruar falas aplikacionin për mbështetjen e shëndetit mendor.

“Numrat që kemi parë në një kohë kaq të shkurtër tregojnë se ekziston një model real dhe shqetësues, i njerëzve që raportojnë ankth dhe depresion,” i tha Mtungwazi për NME. “Rreth 50 përqind e njerëzve po vijnë tek ne me çështje ankthi dhe 35 përqind po vuajnë nga depresioni. Një numër i madh njerëzish kanë folur për vetëvrasje. Po marrim gjithashtu thirrje në rritje në lidhje me abuzimin e alkoolit ose substancave.

“Ka një numër të madh të rasteve te problemeve të shëndetit mental me të cilat njerëzit janë duke u ballafaquar dhe kjo manifestohet në mënyra të ndryshme”./Insajderi.com

Burimi: NME