Liria e Prizrenit fiton betejën gjyqësore me Lazio-n për Muriqin

Liria e Prizrenit fiton betejën gjyqësore me Lazio-n për Muriqin

Liria e Prizrenit ka fituar betejën me Lazion për përqindjen e transferimit të Vedat Muriqit në klubin kryeqytetas, njofton Insajderi.

Ekipi prizrenas pretendoi se i takonte një përqindje për sulmuesin kosovar duke angazhuar edhe juristë për këtë çështje. Kështu, Liria pas padisë që kishte ngritur, ka ardhur edhe përgjigjja, që ishte pozitive në favor të tyre, duke e fituar këtë betejë me klubin nga kryeqyteti italian.

Muriqi u transferua nga Fenerbahce tek Lazio këtë verë për shifrën e 17 milionë eurove, dhe sipas rregullit të FIFA-s për çdo transferim jashtë shtetit ekipi ku ka filluar karrierën futbollisti merr një përqindje të transferimit. /Insajderi.com