Te Fiorentina infektohet Callejon me Covid-19

Te Fiorentina infektohet Callejon me Covid-19

Një rast pozitiv me koronavirus ka rezultuar në “shtëpinë” e Fiorentinës, bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Napolit dhe Real Madrid, Jose Maria Callejon, njofton Insajderi.

Lajmin për infektimin me Covid-19 të Callejon e ka bërë zyrtare vetë klubi “vjollcë” me anë të një komunikate në faqen e saj zyrtare.

“Klubi i Fiorentinës komunikon se në testet e kryera të Covid-19, është gjetur një rast pozitiviteti. Bëhet fjalë për Jose Callejon, i cili është asimptomatik dhe është vetë-izoluar. I gjithë klubi i Fiorentinës do të izolohen për disa orë, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e protokollit të higjienës sanitare.”, përfundon komunikatën klubi i Fiorentinës.

Kështu, Callejon do të mungojë te Fiorentina në ndeshjen e së shtunës kundër Parmës. /Insajderi.com