Kapiteni i Juventusit u dëmtua përsëri dhe nuk do të jetë i pranishëm nesër në sfidën ku bardhezinjtë do të ndeshen ndaj Lazios në transfertë, njofton Insajderi.
Mbrojtësi veteran i Juventusit gjatë stërvitjes ka patur një dëmtim muskulor në kofshën e majtë e cila do të vlerësohet gjatë ditëve në vijim nga stafi mjekësor bardhezi.
Nuk ka paqe për mbrojtësin 36 vjeçar të Juventusit i cili duket se ende nuk e ka marrë veten plotësisht nga ai dëmtim që e kushtëzoi të humbte pothuajse gjithë sezonin e kaluar. /Insajderi.com