Derbi anglez i javës së shtatë mbyllet pa fitues

Derbi anglez i javës së shtatë mbyllet pa fitues

Para pak çastesh është mbyllur derbi i javës së shtatë në Premier Ligë, mes Manchester City dhe Liverpool, pa fitues, njofton Insajderi.

Sa i përket takimit, ndeshja ishte shumë interesante që nga fillimi, ku ta parët që kaluan në epërsi ishin miqtë me Salah (13’) që ishte i saktë nga pika e bardhë.

Në minutën 31’ të ndeshjes, barazuan nikoqirët me Jesus, ndërsa në minutën 42’ belgu, Kevin De Bruyne humbi penalltinë, një shans të mirë për të kaluar ne epërsi për herë të parë ekipin nga Manchester.

Me rezultat 1:1 u mbyll pjesa e parë, por edhe i tërë takimi në “Etihad”.

Me këtë pikë, City shkon në kuotën e 12 pikëve pas shtatë ndeshjeve, ndërsa “reds” me këtë pikë ndodhet në vendin e tretë në tabelë me 17 pikë pas tetë ndeshjeve. /Insajderi.com