Disa udhëheqës të botës, që kishin raporte të mira me Trump, nuk e uruan Biden-in

Disa udhëheqës të botës, që kishin raporte të mira me Trump, nuk e uruan Biden-in

Ndërsa shumë udhëheqës botërorë nxituan të dërgojnë te presidenti i zgjedhur Joe Biden urime për fitoren e tij të parashikuar në zgjedhjet amerikane ndaj Donald Trump, të tjerët ishin të shquar në heshtjen e tyre të gjatë të dielës, transmeton Insajderi.

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, tha se ai nuk do ta përgëzonte Biden për fitoren e tij derisa të zgjidhen të gjitha sfidat ligjore, raporton Al Jazeera.

Lopez Obrador tha gjatë një konferencë për shtyp se do të përmbahej derisa “të gjitha çështjet ligjore [në lidhje me zgjedhjet] të zgjidhen. Ne nuk duam të jemi të pamatur”, ishin fjalët e presidentit.

Presidenti meksikan shtoi se vendi i tij kishte një marrëdhënie të mirë si me Biden ashtu edhe me presidentin Trump, pasi ai vlerësoi udhëheqësin e ulur për të qenë “shumë i respektuar ndaj nesh”.

Ndërsa zhgënjimi i hapur ishte i pakët, disa udhëheqës të shquar që kanë mbajtur marrëdhënie të ngrohta me administratën e Trump gjithashtu heshtën për fitoren e Biden. Kjo përfshinte Presidentin Jair Bolsonaro të Brazilit dhe Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, të Arabisë Saudite.

Gjithashtu në urimin e Biden, munguan urimet nga Vladimir Putin, presidenti i Rusisë dhe Kina, me presidentin Xi Jinping. /Insajderi.com