Kategoria Superiore gjatë ditës së diele luajti javën e dytë

Kategoria Superiore gjatë ditës së diele luajti javën e dytë

Në elitën e futbollit të Shqipërisë, gjatë ditës së diele u zhvillua java e dytë në Kategorinë Superiore, njofton Insajderi.

Në ndeshjen e zhvilluar në Fier, Apolonia dhe Bylis ndanë pikët duke luajtur me rezultat 2:2.

Befasinë e kësaj jave, e bëri Teuta nga Durrësi, që mposhti me rezultat minimal 0:1 kampionët aktual të Tiranës.

Skuadra verilindore Kukësi, në “Zeqir Ymeri” është mposhtur me rezultat të pastër prej 0:2 nga Partizani i Tiranës.

Ndeshja e zhvilluar në Laç, mes nikoqirëve të Laçit dhe miqve të Kastriotit, u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.

Skuadra e cila në dy ndeshja ka dy fitore, Vllaznia nga Shkodra, ka mposhtur në Korçë me rezultat 0:2 ekipin e Skënderbeut.

Pas javës së dytë, në Kategorinë Superiore prin Vllaznia me gjashtë pikë, e ndjekur nga Kastrioti dhe Teuta me nga katër pikë. /Insajderi.com