Conte: Ndeshja me Realin është finale për ne

Conte: Ndeshja me Realin është finale për ne

Për trajnerin e Inter, Antonio Conte, mungesat e disa lojtarëve kryesorë te rivali i nesërm në Ligën e Kampionëve, Real Madrid, nuk është një problem madhor për spanjollët, njofton Insajderi.

Në konferencën për shtyp për mediat, tekniku italian theksoi se “Los Blancos” nuk mund të qahen për mungesat pasi kanë një ekip të kompletuar.

“Nuk mendoj se Reali mund të qajë nga ky këndvështrim. Kanë një ekip të kompletuar me shumë lojtarë të mirë. Më bën për të qeshur fakti që shtypi flet për mungesat e Realit”, tha fillimisht Conte.

Për të shtuar më tej: “Ndeshja e nesërme është një finale për ne. Pas humbjes në Madrid dhe dy barazimeve nuk kemi mundësi tjetër përveç fitores”, tha Conte në konferencën për shtyp. /Insajderi.com