Liga e Kampionëve: Shakhtar Donetsk vs Real Madrid, formacionet e ndeshjes

Liga e Kampionëve: Shakhtar Donetsk vs Real Madrid, formacionet e ndeshjes

Liga e Kampionëve: Shakhtar Donetsk vs Real Madrid, formacionet e ndeshjes

Sonte (e marte), me fillim nga ora 18:55, në stadiumin “NSK Olimpiyski” në kryeqytetin ukrainas, zhvillohet ndeshja e pestë në grupin B të Ligës së Kampionëve, mes Shakhtar Donetsk dhe mysafirëve nga Spanja, Real Madrid, njofton Insajderi.

Të dyja ekipet, në këtë përballje vijnë nga një formë jo e mirë, e spanjollëve në La Liga, ndërsa ukrainaseve në Ligën e Kampionëve.

Momentalisht, në grup më mirë qëndron Real Madrid, pasi në katër ndeshje ka tubuar shtatë pikë, ndërsa nikoqirët kanë mbledhur vetëm katër pikë.

Me një fitore të madrilenëve në këtë sfidë, edhe matematikisht sigurojnë fazën e eliminimit direkt në Champions, ndërsa me një fitore eventuale të Shakhtar, barazohen më pikë në tabelë me ekipin e Zidane, ndërsa ndeshja e fundit në grup, do të jetë finale për të dyja ekipet.

Pak çaste para fillimit të takimit, të dy trajnerët kanë bërë publik formacionet e ndeshjes, ku Luis Castro preferon të luajë me skemën 4-2-3-1, ndërsa tekniku francez, Zidane, të luajë me formacionin 4-3-3.

Shakhtar Donetsk: Trubin; Dodô, Bondar, Matviyenko, Vitao; Marlos, Stepanenko; Tetê, Kovalenko, Taison; Júnior Moraes.

Real Madrid: Courtois; Lucas Vázquez, Varane, Nacho, Mendy; Kroos, Modric, Odegaard; Rodrygo, Benzema, Asensio. /Insajderi.com