Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden ka akuzuar departamentin e mbrojtjes të SHBA.-së për “papërgjegjësi” për dështimin për t’i dhënë ekipit të tij informacionin e duhur për tranzicionin e pushtetit.
Ai tha se ekipi i tij kishte hasur “pengesa nga udhëheqja politike”.
Biden gjithashtu pretendoi se agjencitë kritike për sigurinë e SHBA kanë pësuar “dëme të mëdha” nën Donald Trump.
Biden merr detyrën në 20 Janar por Presidenti Trump ka refuzuar të pranojë.
Për javë të tëra pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, Z. Biden u bllokua nga marrja e njoftimeve kryesore të inteligjencës, një pjesë thelbësore dhe normalisht rutinë e një tranzicioni presidencial./Insajderi.com
BBC News