Parma shkarkon trajnerin

Parma shkarkon trajnerin

Humbja 3 me 0 nga Atalanta i shkaktoi shkarkim trajnerit, Fabio Liverani nga Parma, njofton Insajderi.

Ish-kampioni i Europa League gjendet në “zonën e kuqe”, të rënies nga liga, pasi ka vetëm 12 pikë.

Dy fitore, gjashtë barazime e tetë humbje, është bilanci i Parmas në Serie A.

Megjithatë, Parma ka falënderuar Liveranin për kontributin e tij. Ai me klubin kishte kontratë për edhe dy vjet. /Insajderi.com