Hoti: Kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi

Hoti: Kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi

Kryeministri i Kosovës dhe kandidati edhe për një mandat në këtë pozitë, Avdullah Hoti, tha se “kanë dyfishuar subvencionet në bujqësi.”.

Ai gjatë vizitës në një kompani vendore, tha se do të mbështesin fermerët dhe kompanitë që të kenë qasje në kredi, njofton Insajderi.

“Kemi bërë dyfishimin e subvencioneve që ka rezultuar me një ngritje të prodhimit vendor. Plani ynë për bujqësi në të ardhmen është konkret, do t’i rritim grantet, do të përkrahim fermerët dhe kompanitë për qasje në kredi përmes fondit për garanci kreditore, do ta përfundojmë masterplanin që njëherë e përgjithmonë do të zgjidhë çështjen e ujitjes së tokave”, tha Hoti.

Ai shtoi se kanë bërë “aplikimin online dhe plotësisht transparent për grante që ka rritur besimin e bujqve për të aplikuar”. /Insajdeir.com