T�" />

11 të vdekur, përfshirë tetë fëmijë, nga shembja e ndërtesës në Mumbai të Indisë

11 të vdekur, përfshirë tetë fëmijë, nga shembja e ndërtesës në Mumbai të Indisë

Të paktën 11 persona, përfshirë tetë fëmijë, vdiqën pasi një ndërtesë rezidenciale në Mumbai të Indisë u shemb mbi një ndërtesë tjetër të mërkurën vonë, thanë zyrtarët lokalë.

Incidenti ndodhi afër mesnatës në një periferi veriore të Mumbait, thanë zyrtarët, duke shtuar se më shumë njerëz mund të bllokohen brenda rrënojave.

Tetë persona janë lënduan dhe janë zhvendosur në spitalet aty pranë, shkruan Reuters, transmeton Insajderi.

Incidentet e shembjeve të ndërtesave bëhen më të zakonshme në kryeqytetin financiar të Indisë, Mumbai gjatë musonit. E mërkura ishte dita e parë e reshjeve të dendura të shiut në qytet./Insajderi.com