110 punëtorë të Trepçës i bashkohen grevës

110 punëtorë të Trepçës i bashkohen grevës

110 minatorë të “Trepçës”, janë detyruar të premten që t’i bashkohen grevës, pasi ende nuk kanë marrë pagat e muajit janar, njofton Insajderi.

Nga kjo ndërmarrje thonë se janë në krizë financiare, ndonëse në muajt e fundit kanë pasur 30 për qind rritje të prodhimit.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderi-n kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani.

“Greva ka nisur të enjten, me ndërrimin e dytë, derisa më pas janë bashkuar edhe minatorët e ndërrimit të tretë dhe sot në mëngjes, të parit. Në muajt e fundit ka pasur prodhim rekord që nga paslufta në këtë minierë”, tha Osmani./Insajderi.com