
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori – ku u pajtuan që të organizohet një seminar e përbashkët biznesi.
Kjo me qëllim që të tërhiqen investitorë japonezë, thuhet në njoftimin e kryeministrisë
Kurti dhe Mitsunori, folën edhe për organizimin e lojërave olimpike, ku kreu i ekzekutivit Kosovar i tha se do të marrë pjesë në hapjen e lojërave olimpike që mbahen këtë vit.
Po ashtu i ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasaëara Mitsunori i dorëzoi kryeministrit Kurti letër urimin nga homologu i tij japonez, Yoshihide Suga, me rastin e zgjedhjes Kryeministër i Republikës së Koso. /Insajderi.com