Mbrëmjen e sotme në “Mapei Stadium” të Regio Emilias, Juventusi do të tentojë të ngushëllohet për mungesën e titullit të 10-të radhazi me trofeun e Kupës së Italisë, ku në finale do të ketë skuadrën e Atalantës. Në 16 precedentë në këtë kompeticion mes “Zonjës” dhe “Deas”, torinezët kanë regjistruar 6 fitore, 4 humbje dhe 6 barazime, njofton Insajderi.
Zikaltërit triumfuan në ndeshjen e fundit kundër Juves (1-0) në Serinë A: skuadra e Gjimshitit nuk ka regjistruar kurrë dy fitore radhazi kundër bardhezinjve në të gjitha kompeticionet (nga viti 1929), teksa këtë “mallkim” do të tentojë ta thyej sot. Vlen të theksohet fakti se në stadium do të jenë të pranishëm 4300 tifozë.
Skuadra që do të fitojë në fund trofeun mund të rrisë përfitimet nga 2.8 milionë të garantuara aktualisht në 4.4 milionë euro në total. Në të njëjtën kohë, fituesja ka të garantuar edhe 1 milion euro të tjera si finaliste e Superkupës, nëse ajo luhet në Itali ose 3.3 milionë nëse Superkupa do të zhvillohet në Arabinë Saudite.
FORMACIONET ZYRTARE:
ATALANTA: Golini; Toloi, Romero, Palomino; Hatebour, De Roon, Freuler, Gosens; Pesina; Malinovski, Duvan Zapata.
JUVENTUS: Buffon; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Danilo; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Kulusevski, Ronaldo. /Insajderi.com