Edhe India po përballet me katastrofën e shiut, 30 të vdekur për një ditë

Edhe India po përballet me katastrofën e shiut, 30 të vdekur për një ditë

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në periferi të Mumbait pas rrëshqitjes së dheut nga shiu i madh që ka kapluar këtë zonë, transmeton  Insajderi

Kjo u njoftua nga autoritetet zyrtare të Indisë, derisa shpëtuesit i përdornin duart për të gërmuar tokën dhe për t’i gjetur trupat, shkruan Reuters.

Brenda 24 orëve të fundit autoritetet kanë raportuar 11 incidente të shëmbjeve të shtëpive ose mureve në zonën e Mumbait.

Kryeministri, Narendra Modi, përmes një postimi i ngushëlloi familjarët e viktimave derisa u ofroi ndihmë të gjithë të prekurve nga kjo katastrofë.

Disa zona në qytet u përmbytën pas reshjeve të mëdha të shiut gjatë 24 orëve të fundit dhe shërbimet e trenave periferikë u ndërprenë, duke dëmtuar kështu financimin kryesor të Indisë.

Mumbai dhe bregdeti i shtetit industrial Maharashtra të Indisë pritet të ketë reshje të mëdha shiu edhe në katër ditët e ardhshme.

Shiu i rrëmbyeshëm, sidomos gjatë muajve korrik-shtator, shpesh shkakton shembjen e ndërtesave, veçanërisht strukturave më të vjetra.

Me situate të njëjtë nga vërshimet janë duke u përballuar edhe shumë vende të Evropës./Insajderi.com