114 të vdekur në protestat në Myanmar, në mesin e tyre edhe fëmijë

114 të vdekur në protestat në Myanmar, në mesin e tyre edhe fëmijë

Mbi 114 njerëz janë vrarë në të gjithë Myanmarin gjatë ditës së sotme nga Forcat e Sigurisë, derisa në mesin e viktimave raportohet se ka edhe fëmijë, transmeton Insajderi.

Kjo protestë është duke u zhvilluar në Ditën e Forcave të Armatosura dhe është duke u konsideruar si njëra ndër ditët më të përgjakshme të demonstratave që kanë filluar atje për javë të tëra.

Gjenerali i Lartë Min Aung Hlaing, udhëheqësi i juntës, kishte thënë gjatë një parade për të shënuar Ditën e Forcave të Armatosura se ushtria do të mbrojë njerëzit dhe do të përpiqet për demokracinë, raporton Reuters.

Të vdekurit përfshinin 40 persona, njëri prej tyre një vajzë 13-vjeçare, në qytetin e dytë të Myanmar, Mandalay.

Të paktën 27 njerëz u vranë në qendrën tregtare Yangon. Ndërsa, një tjetër 13-vjeçar ishte mes të vdekurve në rajonin qendror Sagaing.

Vdekjet u regjistruan nga rajoni Kachin në veriun malor deri në Taninthartharyi në jug të detit në Detin Andaman – duke çuar në më shumë se 440 numrin e përgjithshëm të civilëve të raportuar të vrarë që nga grushti i shtetit. /Insajderi.com