12 kartona të verdhë e 2 të kuq – ja çka bëri Muriqi në derbin e zjarrtë të Turqisë

12 kartona të verdhë e 2 të kuq – ja çka bëri Muriqi në derbin e zjarrtë të Turqisë

12 kartona të verdhë dhe dy kartona të kuq, ishte bilanci i kartonëve në ndeshjen tejet të tensionuar në Turqi, ndërmjet Fenerbahces e Galatasarayt. Por, rezultati final ishte 1:3 në të mirë të Galatasarayt, që mori tri pikë nga ky derbi i Superligës turke.

Të dyja ekipet patën ndëshkime të shumta me kartonë të verdhë (5 te Fenerbahce, 7 te Galatasaray),  ndërsa nga minuta e 84-të të dyja skuadrat mbetën me nga 10 lojtarë, pas përjashtimeve nga loja të dy lojtarëve të Fenerbahce dhe Galatasaray, Deniz Turuc, respektivisht Younes Belhanda, transmeton Insporti

Në fund Galatasaray triumfoi si mysafir me rezultatin 1:3, me Galatan që tani pas 23 xhirove është në pozitën e dytë me 45 pikë në tabelë, në kampionatin elitar turk. Fenerbahce e Muriqit ndërkaq, ndodhet më poshtë në tabelë – në pozitën e 6-të me 38 pikë.

Vedat Muriqi sidoqoftë la gjurmë në këtë takim duke e nxjerrë penalltinë për epërsinë 1:0, që i ishte goli i vetëm i shënuar nga Fenerbahce.

I saktë nga penalltia u tregua Max Kruse, mirëpo Galatasaray barazoi në pjesë të parë dhe shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesë të dytë.

‘Luani’ i Kosovës e zhvilloi gjithë ndeshjen dhe sipas ‘Sofa Score’, ishte më i miri te Fenerbahce së bashku me mesfushorin defanziv, Ozan Tufan.

Më poshtë keni vlerësimet e lojtarëve, ku Muriqi mori notën 7.0 për paraqitjen e tij. /Insporti.com/