Me 12 shtator Liga e Kampionëve sjellë super ndeshjen e parë

Me 12 shtator Liga e Kampionëve sjellë super ndeshjen e parë

UEFA ka publikuar orarin e ndeshjeve të para të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve

Ndeshjet e para të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen me 12 dhe 13 shtator të këtij viti.

Të martën me 12 shtator do të ketë përballje mjaftë interesante, me ndeshjen kryesore ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.

Kujtojmë se vitin e kaluar Juventus kishte eliminuar Barcelonën nga Liga e Kampionëve madje Juve e kishte mbajtur portën e pa prekur.