12-vjeçarja sjell në jetë foshnjen në një deponi mbeturinash

12-vjeçarja sjell në jetë foshnjen në një deponi mbeturinash

Një vajzë 12-vjeçare lindi një djalë në një deponi mbeturinash, në Ukrainë.

Më pas vajzën e dërguan në spital, prindërit kërkojnë ta marrin vajzën dhe nipin te kasollja e tyre por spitali ka refuzuar t’ua kthejë.

Mjekët thonë se vajzës i kishin zgjatur dhimbjet e lindjes plot 10 orë.

“Një fëmijë lindi një fëmijë. Jam ende e tronditur”, thotë mjekja që e priti.

“Vajza ishte shumë e frikësuar, shumë pis. Dhimbjet i kishin vazhduar prej 10 orësh”, thotë ajo.

Sipas mjekëve, vajza duket më e shqetësuar për fëmijën se për veten.