121 afganët e parë arrijnë në Shqipëri, Edi Rama publikon pamje

121 afganët e parë arrijnë në Shqipëri, Edi Rama publikon pamje

121 afganët e parë kanë arritur në Shqipëri gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes, transmeton Insajderi.com.

Arritja e tyre në tokën shqiptare është bërë me avion civil nga Tbilisi, derisa për t’i mirëpritur ata në Rinas kanë dalë struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore në gatishmëri.

Përveç tyre të pranishëm ishin edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Një pjesë e 121 afganëve kanë punuar për organizatën ‘Shoqëria e Hapur’, ndërkohë pjesa tjetër janë aktorë, anëtarë të shoqërisë civile bashkë me familjet e tyre, shkruan Topchannel.

Në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë deklaron se në mesin e 121 afganëve të parë që erdhën në Shqipëri janë 11 foshnja të cilat do të nisen drejt strukturave hoteljere në Durrës.

Strehimi i 121 afganëve të parë në Shqipëri pritet të bëhet në disa hotele në qytetin e Durrësit.

Për arritjen e tyre ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se kjo pritje e afganëve u kujton shqiptarëve se kush ishin dhe u bën nder si vend e si popull.

Tutje, Rama tha se krenohen me traditën, teksa u ka uruar mirëseardhje afganëve.

“Mirëseardhje në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën”, shkroi Rama në llogarinë e tij në Facebook. /Insajderi.com