Një grup arkitektësh kanë projektuar një anije gjigante, jo për të pasurit, por për të burgosurit. Projektuesi ka hartuar planin për një varkë gjigante që mund të mbajë plot 3300 persona.
Hartuesit thonë se anija është projektuar të jetë një burg për ata që fshehin të ardhurat e tyre në Panama Papers.
Vitin e kaluar, 11 milionë dokumente financiare të quajtur “Panama Papers” u zbuluan nga një firmë ligjore në Panama.
Dokumentet e rrjedhura tregojnë se si të pasurit në botë përdorin parajsat fiskale për të fshehur të ardhurat e tyre.
Tanimë, dizajnuesit kanë krijuar vepra konceptuale të quajtur ‘Panama Papers Jail’ (PPJ). Çdo vela është 350-metra e gjatë dhe 100 metra e lartë.
Çdo qeli do të jetë nëntë metra katror, shkruan, samaa.tv/KK