
Jeff Bezos shtoi 13 miliard dollarë në vlerën e tij neto të hënën, rritja më e madhe për një ditë vetëm për një individ që kur u krijua Indeksi i Miliarderëve Bloomberg në 2012, shkruan Bloomberg, transmeton Insajderi.
Aksionet e Amazon.com Inc. u rritën 7.9%, më shumë që nga dhjetori i vitit 2018 dhe me rritjen e trendit të blerjes në internet, tani janë në 73% këtë vit.
Bezos, themeluesi 56-vjeçar i Amazon dhe personi më i pasur në botë, ka parë që pasuria e tij të fryhet nga 74 miliardë dollarë në vitin 2020 në 189.3 miliardë dollarë brenda një kohe të shkurtër, pavarësisht se SHBA hyri në krizën e saj më të keqe ekonomike që nga Depresioni i Madh. Tani ai personalisht ka vlerë më shumë sesa vlerësimi i tregut të gjigandëve si Exxon Mobil Corp., Nike Inc. dhe McDonald’s Corp. /Insajderi.com