13 persona të vdekur prej shtypjes gjatë përpjekjes për të ikur nga një klub nate, i cili kishte shkelur masat për Covid 19

13 persona të vdekur prej shtypjes gjatë përpjekjes për të ikur nga një klub nate, i cili kishte shkelur masat për Covid 19

Së paku 13 persona kanë vdekur për shkak të shtypjes, duke tentuar të i ikin policisë të cilët hynë në një klub nate, që kishte shkeluar restrikcionet për shkak të Covid-19.

Shtypja ndodhi kur njerëzit tentuan të largohen në shpejtësi nga Thomas Restrobar Club në Los Olivos. Disa dëshmitar thanë se ishte përdorur gaz lotsjellës, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Presidenti Martin Vizcarra tha se 15 nga 23 të arrestuarit nga ky rast kishin dalë positive për Covid-19.

Peru është ndër vendet e Amerikës Latine që është prekur më së rëndi nga epidemia Covid-19. Ka shënuar më shumë se 576.000 raste me Covid-19 dhe më shumë se 27.000 vdekje.

Ministri i brendshëm i Peru tha se rreth 120 njerëz ishin mbledhur në një festë ditendje ilegale të shtunën. Pasi policia hyri në klub, të pranishmit tentuan të shpëtojnë duke ikur nga një dalje e vetme, duke shypur njëri tjetrin deri në vdekje. Në mesin e tyre 11 ishin burra dhe 2 gra të moshave mes 20 dhe 30 vjeç.

Ministria tha se policia “nuk kishte përdorur ndonjë lloj arme apo gaz lotsjellës” gjatë operacionit mirëpo kjo u mohua sepse është së paku një person që e ka dëshmuar se ata kishin përdorur gaz lotsjellës.

Pronarët e klubit, një çift i martuar ishin mes të arrestuarve, 6 persona u lënduan, përfshirë këtu 3 policë./Insajderi.com