13-vjeçari që “çmendet” pas Gjilanit

13-vjeçari që “çmendet” pas Gjilanit

Është vetëm 13-vjeçar, por që disa vjet nuk ka lënë ndeshje të Gjilanit pa e shikuar në stadium.

Madje, në javën që shkoi, për herë të parë doli edhe jashtë Gjilanit, për ta përkrahur ekipin e tij të zemrës si mysafir.

Bëhet fjalë për Ernes Morinën, i cili si duket i solli fat Gjilanit në fitoren që e arriti në Mitrovicë ndaj Trepçës ’89 2:1.

Gjyshi i Ernesit, Ramiz Morina, tregon për Sportin në KTV se sa në hall ishte me nipin e tij para se “Skifterat” të niseshin për në Mitrovicë.

“Është jashtëzakonisht një simpatizant i Gjilanit. Për herë të parë shkoi në udhëtim me ‘Skifterat’ në Mitrovicë, ata më kanë mundësu dhe i falënderoj shum. Atë ditë që shkoi duket se i solli fat, dhe fituan 2 me 1. Gjithë natën e lume nuk ka fjetur, nuk ka bërë gjumë një ditë para se të shkonte në Mitrovicë”, ka thënë Ramiz Morina, gjyshi i Ernestit.

Ndërsa vet Ernesti thotë se që prej moshës 5-vjeçari ka filluar ta shikojë Gjilanit.

“Si kam qenë i vogël në stadium gjithë e kam dashur Gjilanin”, thotë ai.

Gjilani e ka nisur mirë sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll. Në gjashtë ndeshjet e para të sezonit, Gjilani nuk e ka humbur asnjë ndeshje, duke barazuar katër prej tyre dhe fituar dy të tjera. /Insajderi.com