
Luana Ketlen, kishte vuajtur për 4 vite abuzimin seksual nga babai i saj.
Ngjarja e tmerrshme raportohet se ka ndodhur në Brazil, shkruan Daily Mail.
Ketlen, 13 vjeçare është dërguar me urgjencë në spital, pas dhimbjeve të mëdha abdominale.
Pas kësaj mjekët zbuluan se ajo ishte shtatzënë dhe duhet të kryhej lindja.
Ajo lindi fëmiun e saj të gjinisë mashkullore por vdiq gjatë kohës sa u trajtua nga mjekët specialistë.
Babai i saj, Tome Faba, 36 vjeç është arrestuar nga policia dhe akuzohet për abuzim 4 vjeçar të vajzës së tij.