Qytetarët në Bejrut të Lebanonit janë shprehur të zemëruar në qeverinë e tyre, pasi është kuptuar që shpërthimi që la qindra të vdekur e mijëra të lënduar i të martës u shkaktua nga neglizhenca, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Presidenti, Michel Aoun, ka thënë se shpërthimi u shkaktua nga 2750 tonë amonium-nitrati, që ishte ruajtur në mënyrë të pasigurt në depo.
Shumë qytetarë po akuzojnë qeverinë për korrupsion, neglizhencë dhe keq-menaxhim.
Deri më tani nga shpërthimi njoftohet se kanë vdekur 135 persona dhe janë lënduar 4000 të tjerë.
Dy javë gjendje emergjente është shpallur menjëherë në Lebanon.
“Bejruti po qanë, Bejruti po bërtet, njerëzit janë të frustruar dhe të lodhur”, ka thënë për BBC, Jude Chehab, një regjisor libanez./Insajderi.com