Përmbysje historike në Berlin

Pavarësisht se ishte vetëm një ndeshje miqësore, Anglia ka shkruar historinë e përballjeve të saj kundër Gjermanisë, teksa ka fituar 3-2 në “Olympiastadion” edhe pse ishte në disavantazh të dyfishtë, pas një ore lojë.

Përmbysje historike në Berlin

Jo vetëm Anglia, por asnjë përfaqësuese në historinë e futbollit nuk e kishte bërë një përmbysje të tillë në Gjermani. Gjermanisë iu anulua një gol i rregullt, i shënuar nga Mario Gomez, pas vendimit të gabuar të anësorit, megjithatë Toni Kroos shënoi golin e avantazhit për gjermanët në minutën e fundit të pjesës së parë, pas një goditje nga distanca, vetëm pak çaste pasi portieri i Anglisë, Jack Butland, kishte pësuar një dënim, që nuk e lejoji të reagonte.

Mario Gomez i çoi shifrat në 2-1 për Gjermaninë, por ishte pikërisht në këtë moment të kampionët e Botës u ndalën dhe Harry Kane i dha startin një kthese historike për “luanët” e drejtuar nga Roy Hodgson, që konfirmohen si favoritë për të fituar evropianin, verën e ardhshme në Francë. Anglia i ka fituar të 10 eliminatoret e luajtura.

15 minuta para fundit, Jamie Vardy barazoi rezultatin duke u treguar një nuhatës i vërtetë me një gol në shtyllën e parë. Me moralin e lartë dhe me më shumë dëshirë për fitore, Anglia ia doli mbanë gjatë një goditje nga këndi ku Eric Dier i Tottenham goditi saktësisht me kokë. Më 29 mars, Gjermania do të ndeshet me Italinë, ndërsa Anglia do të presë Holandën në “Wembley”.