Avokati dhe ish-drejtuesi i Departamentit amerikan të Drejtësisë, Bruce Fein në një shkrim për “The Washington Times” ka shkruar lidhur me kandidaten për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton.
Në këtë shkrim Fein, e cilëson Clintonin si një “Zonjë të luftës”, duke e përshkruar atë si një person që ka entuziazëm për luftërat e SHBA-ve që nuk janë me qëllim vetë-mbrojtës, por për vrasësit e legalizuar në një shkallë industriale që krijojnë armiq derisa shkatërrojnë lirinë dhe prosperitetin në shtëpitë e tyre.
Në këtë shkrim, raporton Insajderi autori i jep një kahje se çfarë do të ndodhte nëse Clinton, do të bëhet presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Perëndesha e Luftës” do të shkatërrojë pavarësinë dhe lirinë
Autori madje krahason edhe pikëpamjet e presidentëve dhe diplomatëve të kaluar amerikan lidhur me qëndrimin e tyre ndaj luftërave.
“Për William Tecumseh Sherman, lufta ishte ‘ferr’. Për Abraham Lincolnin, lufta ishte ‘kamxhik’. Por, për Hillary Clinton, lufta është një instrument i lakmueshëm e politikës së jashtme në të cilën të fuqishmit mund të bëjnë çfarë të duan dhe të dobëtit duhet të vuajnë atë çka duhet”, shkruan Fein.
Nëse ajo zgjidhet presidente, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë luftëra çdo orë të çdo dite të presidencës së saj.
Më tutje autori thotë se përkundër një urtësie të shenjtëruar, Znj. Clinton ka mbështetur çdo luftë të nisur nga SHBA-të, të cilat nuk ishin për vetë-mbrojtje për më shumë se 20 vite që prej kohës kur ajo “pushtoi” Shtëpinë e Bardhë si Zonja e Parë: Bosnja, Kosova, Afganistani, Iraku, Libia, Siria, ISIS-i, Al-Kaida, Jemeni, Somalia dhe terrorizmi internacional në përgjithësi
Ndërkaq, Hillary Clinton menjëherë pas bombardimeve të kryera nga NATO-ja ndaj forcave serbe, kishte deklaruar se ajo “e kishte inkurajuar Bill Clintonin që të bombardojë”.
Në vitin 2008, gjatë fushatës elektorale kur kandidonte për presidente ajo kishte premtuar se do ta “zhduk” Iranin nëse e sulmonte Izraelin, edhe nëse SHBA-të nuk do të ishin të rrezikuar madje edhe nëse Kongresi nuk do ta autorizonte një luftë të tillë.
“Dua që iranianët ta dinë se nëse unë jam presidentja, ne do ta sulmojmë Iranin. Unë dua që ata ta kuptojnë se ne jemi në gjendje ti zhdukim ata (për t’u hakmarrë për një sulm ndaj Izraelit)”, kishte thënë Hillary Clinton.
Mendimet e saj lidhur me përfshirjen e SHBA-ve në luftëra
Në vitin 2011, Sekretarja e atëhershme e Shtetit amerikan, Clinton kishte mbështetur një luftë “humanitare” ndaj Libisë në mënyrë që ta rrëzojë Muammar Gaddafin edhe pasi që kishte braktisur Armët për Shkatërrimin e Masës, Libia nuk ishte më një shtet sponsor i terrorizmit dhe nuk paraqiste rrezik për SHBA-të. Ajo e mbronte këtë luftë si një luftë të mençur.
Një tjetër rast i luftës “humanitare”të cilën e ka mbështetur Hillary Clinton është ajo kur ajo ftoi presidentin rus, Vladimir Putin pushtojë Krimenë gjoja për të mbrojtur ukrainasit me origjinë ruse nga persekutimi.
Ajo po ashtu si një senatore amerikane, ka votuar për të autorizuar Presidentin e atëhershëm, Bushin për luftë kundër Irakut për ta rrëzuar Saddam Husseinin, e cila ishte një luftë për ta ndërtuar “një mur kinez”si mbrojtje nga Irani
Clinton gjithashtu mbështet edhe një tjetër luftë të mençur “humanitare”, të ngjashme me atë në Libi edhe në Siri. Ajo po synon ta rrëzojë presidentin sirian, Bashar Al-Assadin nëpërmjet bombardimeve dhe mbështetjeve ndaj rebelëve të copëtuar sirian të “shkolluar” me ekstremizëm, fanatizëm, represion dhe dhunë.
Ajo mbështet edhe angazhimin e vazhdueshëm ushtarak në Afganistan.
Më tutje Fein thotë se Clinton mbështet edhe prokurorët “lojtarë” të presidentit, gjykatësin, gjyqin dhe ekzekutuesin që të vrasë çdo shtetas amerikan inteligjenca e të cilin mund të llogaritet si një kërcënim për evidencën e pazbuluar jashtë degës ekzekutive.
Ajo mbështet autoritetin e presidentit që të pushtojë sovranitetin e çdo vendi të huaj duke përdorur “dronët grabitqar” për të vrarë njerëz të dyshuar për bashkëpunim në terrorizmin ndërkombëtarë brenda kufijve të shtetit të tij.
Ajo mbështet edhe konfrontimin me Kinën lidhur me Detin e Kinës Jugore në mënyrë që të mbështesë armikun e mëparshëm, Vietnamin.
Ajo mbështet edhe luftërat e paautorizuara nga kongresi, të realizuara nga presidentët. Kongresi autorizon luftërat në bazë të Rezolucionit dhe Artikullit të parë për Fuqitë e Luftës, paragrafi i 8-të, pika e 11-të e Kushtetutës.