15 mijë kërkesa për azil në Gjermani gjatë muajit të kaluar

15 mijë kërkesa për azil në Gjermani gjatë muajit të kaluar

Muajin e kaluar në Gjermani 14.973 persona kanë bërë kërkesë për azil, njofton Ministria e Brendshme e Gjermanisë.

Sipas njoftimit me shkrim të ministrisë, 3.675 nga azilkërkuesit kanë qenë sirianë, 1.632 nga Iraku dhe 1.094 shtetas të Eritresë.

Ndërkaq, numri i azilkërkuesve turq është rritur në 498 në muajin qershor, pasi në prill ishte 360.

Në pesë muajt e parë të vitit, gjithsej 77.148 persona kanë bërë kërkesë për azil në Gjermani. Në krye të azilkërkuesve radhiten sirianët, me 18.879 azilkërkues, raporton AA.

Në periudhën e njëjtë, numri i azilkërkuesve nga Turqia ka qenë 2.401.