Të paktën 163 palestinezë dhe gjashtë oficer policorë janë lënduar nga përleshjet në Jerusalem, transmeton Insajderi.
Shumica e tyre u plagosën në Xhaminë Al-Aqsa, derisa protestuesit po hidhnin gurë dhe shishe në drejtim të policisë.
Tensionet janë rritur në lidhje më dëbimin e mundshëm të palestinezëve nga toka e pretenduar nga kolonjët hebrenjë, shkruan BBC.
Presidenti palestinez , Mahmound Abbas, ka deklaruar se ai e “konsideron” Izraelin përgjegjës për zhvillimet e rrezikshme dhe sulmet mëkatare.
Në anën tjetër, një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit të SHBA tha se Uashingtoni është “thellësisht i shqetësuar për tensionet e rritura”.
Koordinatori Special për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, u kërkoi të gjitha palëve të “respektojnë status quo-në e vendeve të shenjta në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit në interes të paqes dhe stabilitetit”.
Kompleksi i xhamisë Al-AKSA është një ndër vendet me të respektuara në Islam./Insajderi.com