17 persona të vdekur nga një aksident me autobus në Peru

17 persona të vdekur nga një aksident me autobus në Peru

17 persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë lënduar të premten pasi një autobus është përplasë në Peru, transmeton Insajderi.

Siç raporton ‘Reuters’ punëtorë janë të ndërmarrjes minerare “Hochschild Mining”.

Autobusi po transportonte punëtorë nga uzina në Palankata në qytetin Arequipa në jug të vendit kur ndodhi aksidenti.

Përmes një deklarate menaxhmenti i kompanisë shprehu keqardhje për aksidentin dhe shtoi se një hetim i gjerë ishte nisur.

“Ne të gjithë jemi të shkatërruar nga ky lajm dhe tashmë kemi filluar një hetim të plotë. Sidoqoftë, përparësitë tona të menjëhershme janë të mbështesim ata që janë përfshirë në aksident dhe familjen e tyre”, është shkruar në deklaratën e kompanisë./Insajderi.com