
Së paku 17 persona kanë mbetur të vrarë dhe 41 të tjerë janë plagosur duke përfshirë edhe disa fëmijë, nga të shtënat e talebanëve në Kabul, transmeton Insajderi.com.
Sipas mediave, talebanët po festojnë pushtimin e territoreve afgane, por informacione të ndryshme jepen nga mediat lokale ku thuhet se arsyeja e të shtënave është ardhja përfundimtare e udhëheqësit suprem të talebanëve, Hibatullah Akhundzad, raporton Al Jazeera.
Kurse, mediat tjera kanë njoftuar se talebanët kanë festuar marrjen e supozuar të Panjshir, tërritori i vetëm në Afganistan që nuk është nën sundimin e tyre dhe ku ka rezistencë.
Talebanët kanë raportuar se kanë marrë këtë territor pas luftimeve që kanë vazhduar për ca kohë në vijën e fundit të rezistencës.
Ndërkaq, zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, u bëri thirrje të gjithëve që të ndalojnë të shtënat në ajër./Insajderi.com