17 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga të shtënat me armë në Kabul

17 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga të shtënat me armë në Kabul

Së paku 17 persona kanë mbetur të vrarë dhe 41 të tjerë janë plagosur duke përfshirë edhe disa fëmijë, nga të shtënat e talebanëve në Kabul, transmeton Insajderi.com.

Sipas mediave, talebanët po festojnë pushtimin e territoreve afgane, por informacione të ndryshme jepen nga mediat lokale ku thuhet se arsyeja e të shtënave është ardhja përfundimtare e udhëheqësit suprem të talebanëve, Hibatullah Akhundzad, raporton Al Jazeera.

Kurse, mediat tjera kanë njoftuar se talebanët kanë festuar marrjen e supozuar të Panjshir, tërritori i vetëm në Afganistan që nuk është nën sundimin e tyre dhe ku ka rezistencë.

Talebanët kanë raportuar se kanë marrë këtë territor pas luftimeve që kanë vazhduar për ca kohë në vijën e fundit të rezistencës.

Ndërkaq, zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, u bëri thirrje të gjithëve që të ndalojnë të shtënat në ajër./Insajderi.com