17 të vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut, prej tyre 3 fëmijë

17 të vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut, prej tyre 3 fëmijë

Autoritetet kanë bërë me dije dje në mbrëmje se numri i viktimave, të shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut në Kolumbi ka shkuar në 17, mes tyre tre fëmijë. Viktimat provizore, janë shkaktuar për shkak të shirave të furishëm që kanë rënë në fshatin e Portachuelo, në zonën juglindore të Cauca.

Lajmin e bën me dije e përditshmja El Tiempo e Bogotas. Pasdite u bë me dije se numri i viktimave ishte 19, por më pas bilanci zyrtar është 17.

Autoritet po punojnë me ritme të shpejta për të nxjerrë edhe dhjetëra njerëz që besohet se janë bllokuar në shtëpitë e tyre të përmbytura nga balta. Në vendngjarje ndodhet edhe presidenti kolumbian Ivan Duque, i shoqëruar nga dy ministrat e tij, që ka deklaruar se ndodhet në vendet e goditura nga përmbytjet ‘për të parë personalisht situatën dhe për të qenë pranë familjeve të viktimave’.