17-vjeçarja shet fëmijën e saj për 6 mijë lira

17-vjeçarja shet fëmijën e saj për 6 mijë lira

Një 17-vjeçare ka shitur fëmijën e saj për 6 mijë lira në qytetin turk Antalija.

Ajo kishte shkuar nga Adana në Antalja për të punuar. Aty ajo kishte kaluar një histori dashuri me një shokun e saj dhe pasi ka përfunduar sezoni është kthyer në shtëpi, ku ka kuptuar edhe se është shtatzënë.

Ajo ja ka shpjeguar situatën të dashurit, por ai nuk e ka pranuar që ta mbajë fëmijën, kështu që ajo bën plan që fëmijën ta lindë dhe të fitojë edhe para.

17-vjeçarja takohet me një çift që kishte 14 vjet pa fëmijë dhe bien dakord për 6 mijë lira, dy muajt e fundit të shtatëzanisë ajo i kalon në shtëpinë e çiftit, shkruajn mediat turke.

Pas lindjes së Umut Hasanit ajo merr vetëm 500 lira, mirëpo pas një kohe ajo kërcënonte familjen e saj për të marrë fëmijën sërish.

Çifti kishte raportuar rastin në polici ku tregoi ngjarjen, me ç’rast 17 vjeçarja është arrestuar.